Nëse je arsimtar i gjuhës angleze i cili ka dëshirë t’i përmirësojë aftësitë e veta ose je vetëm në ndjekje të ideve dhe përvojave të reja, kurset tona janë shumë interesante dhe praktike. Na vizitoni dhe mëso më tepër!
PËR KË ËSHTË DEDIKUAR TRAJNIMI
Trajnimi veçanarisht i është dedikuar:
Arsimtarëve të gjuhës angleze të cilët punojnë me këtë grupmoshë, në sektorin shtetëror dhe ate privat, dhe të cilët dëshirojnë të aftësohen në mësim,SI REALIZOHET TRAJNIMI
Trajnimi përbëhet prej tri punëtorive praktike të cilat i udhëheqin mentorët me përvojë. Të njejtit do j’u ofrojnë përkrahje gjatë kohës së punëtorive.
Gjatë kohës së trajnimit, pjesëmarrësit duhet të kryejnë detyra të shtruara nga ana e mentorit, të diskutojnë lidhur me temat e caktuara me pjesëmarrësit tjerë dhe të ndalen për të shqyrtuar përvojat të cilat dalin prej orëve të tyre.
KOHËZGJATJA E TRAJNIMIT
Trajnimi do të realizohet gjatë prillit dhe majit, duke filluar prej 28 prill 2012, në hapësirat e Këshillit britanik në Shkup.
TEMAT
1. Rëndësia për TIK në mësimin bashkëkohor të gjuhës angleze (3 - 4 orë punëtori), të temave që vijojnë:
Punëtoria 1 Ligjerim për nxënësit e moshës prej 6 – 12 vjeçare – Në çka është dallimi?
Kjo punëtori fokusohet në karakteristikat zhvillimore të nxënësve të moshës prej 6 – 12 vjeç.
Punëtoria 2 Si të ligjeroni shkathtësi, vokabular dhe gramatikë?
Punëtoria e dytë shqyrton se t'u ndihmohet nxënësve që më lehtë ta mësojnë gjuhën. Përskaj shkathtësive, theksi vehet edhe në shfrytëzimin e lojrave, këngëve dhe tregimeve në procesin mësimor.
Punëtoria 3 Menaxhimi dhe vlerësimi
Në këtë punëtori i shqyrtojmë aspektet për ate se si nxënësit duhet të kyçen në procesin e mësimnxënies. Njëkohësisht, fokusohеmi edhe në llojet, metodat dhe instrumentet për vlerësimin e tyre.
ORARI
Të gjitha sesionet zgjatin prej ora 10 – 14.
Sesioni 1 Sesioni 2 Sesioni 3 Kompenzim për trajniminSI DHE KUR TË PARAQITENI
Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij trajnimi, së pari plotësoni fletëparaqitjen.
Më pastaj, paguani mjetet në mënyrën që vijon:
Përmes bankës
Kompenzimi për trajnimin duhet ta paguani në gjiro llogarinë e Këshillit britanik (shih më poshtë).
Gjirollogaria e Këshillit britanik:
Banka komerciale
Gjirollogaria: 300000001838574
Më pastaj, na dërgoni e-meil me të cilin do ta konformoni pagesën.
Dërgoni paraqitjet e juaja, më së voni deri më 26 prill të vitit 2012, në elt@britishcouncil.org.mk
INFORMACIONE PLOTËSUESE
Pjesëmarrësit do të selektohen sipas kualifikimeve dhe sipas radhës së paraqitjes.Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.