British Council Albania

Page Content

Studioni nË MbretËrinË e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ofron një sistem arsimor të njohur botërisht i cili mund të ndryshojë tërësisht karrierën tuaj. Nëse jeni duke menduar të studioni në Mbretërinë e Bashkuar, ne mund t’ju ofrojmë këshilla personale mbi mundësitë e studimit. Ne gjithashtu ofrojmë një gamë informacionesh për tu siguruar që ju të merrni maksimumin, duke përfshirë informacione mbi kurset, kualifkimet, institucionet, kriteret për Anglishten, vizat dhe udhëtimin.

Studime Universitare

Ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni kursin e duhur universitar me këshilla dhe informacione mbi sistemin arsimor në Mbretërinë e Bashkuar, kurset që ofrohen, proçedurat e aplikimit dhe financimin e studimeve tuaja.

Studime Pasuniversitare

Mbretëria e Bashkuar ofron një mori mundësish për studime pasuniversitare dhe kërkimore për të pasuruar më tej karrierën tuaj. Ne ofrojmë ndihmë dhe këshillim në gjetjen e kurseve të përshtatshme për ju.

Shkollat

Nëse ju nevojitet  të zgjidhni një shkollë për fëmijën tuaj, ne mund ta lehtësojmë kërkimin tuaj me informacione mbi sistemin arsimor në Mbretërinë e Bashkuar si dhe një listë të faqesh interneti të përzgjedhura.

STUDIME NË DISTANCË

Ekziston një mori e madhe institucionesh britanike që ofrojnë kurse të edukimit në distancë. Zbuloni sesi mund të keni një kualifikim cilësor, pa braktisur vendin, familjen dhe punën tuaj.

MËsoni GjuhËn Angleze

Bursa

Faqja e EducationUk.

Ambasada Britanike nË TiranË

Nëse keni planifikuar të studioni apo punoni në Mbretërinë e Bashkuar ju nevojitet të jepni testin e gjuhës Angleze, IELTS. Qendra jonë në Tiranë ja u ofron këtë mundësi përgjatë gjithë vitit.

Zbuloni më shumë

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.