Datë: 24-26 Shkurt 2006
Vendi: Durrës, Shqipëri
Qëllimi i Konferencës mbi Sipërmarrjen Kreative ishte të krijonte një rrjet rajonal sipëmarrësish kreativ të cilët do të udhëhiqnin zhvillimin e industrive kreative në rajon. Në të njëjtën kohë ai të shërbente si një forum për të vendosur prioritete për zhvillimin e sektorit kreativ në rajon.
Një mënyrë për të kërkuar bashkëpunime të mundshme mes rajonit dhe Mbretërisë së Bashkuar përshi këtu dhe rolin e Diasporës si një urë mes komuniteteve.
Projekti i Sipërmarrësve Kreativë u zhvillua fillimisht si një inciativë për të forcuar përbërësin sipërmarrës të Industrisë Kreative në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Nëse kjo nënkupton synimin në drejtime specifike në industri apo fuqizimin e potencialeve krijues për të zhvilluar sjelljen e tyre sipërmarrësve, kjo mbetet për tu qartësuar me progresin e zhvillimit të këtij sektori.
Kjo konferencë ishte vetëm një aktivitet i parë në serinë e aktiviteteve të cilat do të zhvillohen në vitet në vazhdim, të gjitha për të forcuar aftësitë e sipërmarrësve të rinj në menaxhimin e punës krijuese.
Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Manaxheren e Projektit tek evis.carcani@britishcouncil.org.al
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.