A e dini se diplomat nga gjuha angleze të Universitetit të Cambridge ESOL janë formalisht të pranuara nga universitetet dhe institucionet tjera, si dhe nga kompanitë nga tërë Unioni Evropian, në vendet ku gjuha angleze është gjuhë zyrtare dhe në shumë vende tjera?
Çdo vit, mijëra studentë nga Maqedonia studiojnë në Universitete në Britaninë e Madhe, në SHBA dhe në Australi. Universitetet në Britani të Madhe gjeneralisht i pranojnë diplomat FCE, CAE, CPE ose IELTS (rezultati 6.0 dhe më lartë), si dëshmi se poseduesi i diplomës posedon shkallë adekuate gjuhësore që të mund të regjistrohet në kurse ku ligjerohet në gjuhën angleze.
Pranimi nga ana e universiteteve zgjerohet shumë shpejtë në SHBA, ku universitetet dhe kolegjet i shtohen listës pothuajse çdo ditë. E njejta ndodh edhe në Australi, ku bashkëpunimi i afërt i Cambridge ESOL me universitetet australiane shumë e lehtësuan pranimin. Gjithashtu, Cambridge ESOL e shpalli listën e zgjeruar të institucioneve arsimore të cilat i pranojnë këto diploma në Francë, Itali, Spanjë, Gjermani dhe në shumë vende tjera.
INSTITUCIONET NË TËRË BOTËN TË CILAT I PRANOJNË PROVIMET E CAMBRIDGE ESOL
Për më shumë informacine në lidhje me universitetet, kompanitë, institucionet qeveritare dhe profesionale në tërë botën të cilat i pranojnë këto provime, vizitoni faqet e internetit të Cambridge ESOL dhe IELTS Global Recognition System.
INSTITUCIONE NË MAQEDONI TË CILËT I PRANOJNË PROVIMET E CAMBRIDGE ESOL
Provimet të pranuara nga universitetet në Maqedoni:
UNIVERSITETI PROVIMET E PRANUARAProvime të pranuara nga kompanitë në Maqedoni:
KOMPANIA PROVIME TË PRANUARAProvimet e pranuara nga institucionet shtetërore në Maqedoni:
INSTITUCIONI PROVIME TË PRANUARANe do të shtojmë informacione të reja në këtë faqe të internetit dhe ate do ta azhurojmë rregullisht. Mund të presni informacione të reja së shpejti! Ju lutemi na kontaktoni që ta shtojmë institucionin e juaj në listën tonë dhe në listën e Cambridge ESOL dhe IELTS Global Recognition System.
Provime në Kembrixh IELTS Provime të tjeraMësoni anglisht
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.