British Council Macedonia

Page Content

Provime në Kembrixh

Kualifikime të njohura në nivel ndërkombëtar

PSE TË JEPNI PROVIM NË KEMBRIXH?

Provimet – Gjuhë angleze si gjuhë e huaj –  ju ndihmon ta përdorni gjuhën angleze në komunikim të përditshëm. Nëse dëshironi t’i përmirësoni mundësitë për punësim, kërkoni arsim shtesë apo përgatiteni të udhëtoni ose jetoni në vendet e huaja, një nga provimet e ardhshme do të ishte zgjidhje e vërtetë për ju.

PROVIME ESOL NË KEMBRIXH:

Diploma të njohura në nivel kombëtar që tregojnë në nivelin e njohjes së gjuhës
të pranuara nga ana e universiteteve, punëdhënësve dhe organeve nacionale në shumë vende
provime që i japin mbi 2 milionë njerëz çdo vit
në mbarë botën, në më shumë se 130 vende
jepet në Maqedoni, ndërsa notohet në Mbretërinë e Bashkuar
dhe ka validitet të përhershëm.

Risi!
LIBRA TË RINJ - TOP KËSHILLA për FCE DHE CAE
Shkruar nga Cambridge ESOL examinues, këto libra  do tu sigurojnë kandidatëve këshilla thelbësore për secilën nga pesë pjesët dhe do të jenë  në një format të përshtatshëm A5 që është i lehtë për tu përdorur. Nxënësit mund të punojnë nëpërmjet librit dhe pastaj praktikojnë atë që ata e kanë mësuar duke u përpjekur me provimin  e vërtetë  të shoqëruar me CD-ROM (që përfshin regjistrimet për dëgjim dhe përgjigjet kyçe).

Libri mund të merret nga zyret tona me çmim prej 600 denarësh (xhiro llogaria e Këshillit Britanik: 300000001838574 në bankën Komerciale). Për më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni exams@britishcouncil.org.mk.

LLOJET E PROVIMEVE

Provimet ESOL të Kembrixhit përfshijnë provime të specializuara për qëllime afariste dhe akademike. Testohen të gjitha katër fushat e mbizotërimit të gjuhës (bisedim, dëgjim, lexim dhe shkrim), duke u orientuar drejt aftësisë suaj për komunikim efikas të gjuhës angleze.
Më shumë informacione për këto provime mund të gjeni në faqen e internetit Kembrixh ESOL.

PROVIME TË PËRGJITHSHME TË GJUHËS ANGLEZE

Provimet nga gjuha angleze për më të rinjë (YLE)

Provimet nga gjuha angleze për më të rinjë (YLE) në Universitetin në Kembrixh ESOL janë të dedikuar për fëmi të moshës prej 7 deri 12 vjeç, të cilët e mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të huaj në shkollë fillore ose në shkollë për gjuhë të huaja.

Të gjitha këto provime janë me vëmendje të dizajnuara, që të jenë, sa më shumë që është e mundur, më argëtuese dhe të mos shkaktojnë stres te fëmitë. Pjesa më e madhe e fëmive i nënshtrohen provimit të tillë në shkollën e tyre dhe janë të bazuara në aktivitete që i janë të njohur pjesës më të madhe të fëmive. Testet i mbulojnë që të 4 shkathtësitë gjuhësore – lexim, shkrim, dëgjim dhe bisedim. Janë të dizajnuara që të nxisin përvojën nga mësimi i gjuhëve (të gjithë fëmitë fitojnë diploma).

Testet janë të ofruara në 4 nivele:

STARTERS
Ky është niveli më i ulët i dizajnuar për fëmitë e moshës 7-vjeçare, të cilët kishin rreth 100 orë përgatitje.

MOVERS
Niveli i dytë është i dizajnuar për fëmitë e moshës nga 8 deri 11-vjeçare, të cilët kishin rreth 175 orë përgatitje.

FLAERS
Niveli i tretë dhe më i larti është i dizajnuar për fëmitë e moshës nga 9 deri 12-vjeçare, të cilët kishin rreth 250 orë përgatitje. Niveli është ekuivalent me testin bazik nga gjuha angleze KET dhe paraqet hap drejt niveleve më të avansuara të diplomave ndërkombëtarisht të pranueshme në Kembrixh ESOL, për tinajxher dhe të rritur.

Vlerësimi
Çdo fëmi i cili do t’i kryej që të 3 pjesët e provimit, do të fitojë diplomë me 1 – 5 mbrojtës, të cilët tregojnë se sa fëmiu ishte i suksesshëm. Për shembull, fëmiu mund të fiton 3 mbrojtës për shkrim, 4 mbrojtës për dëgjim dhe 5 brojtës për bisedim. Minimumi që secili fëmi duhet ta fiton për të 3 pjesët e diplomës është nga një mbrojtës për çdo pjesë.

Rezultatet
Korrigjimi i testeve bëhet në Kembrixh ESOL, në afat prej 2 javësh, pas pranimit të testeve. Fëmitë duhet t’i fitojnë diplomat e veta në afat prej 1 muaji nga nënshtrimi i testimit.

Këto diploma të Kembrixh ESOL janë të përjetshme.

Test preliminar nga gjuha angleze (PET)

Ky provim është për kandidatët të cilët mund ta përdorin gjuhën angleze të shkruar dhe ate të folur, në nivelin mesatar. Dëgjuesit të cilët përgatiten për këtë provim i thellojnë dhe i përfocojnë shkathtësitë e veta gjuhësore, në situatat e përditshme praktike. Pi–I-Ti përbëhet prej 3 pjesëve: lexim dhe shkrim (90 minuta), dëgjim (rreth 30 minuta) dhe të folur (rreth 10-12 minuta). Diploma gjendet në nivelin B1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës.

Diploma e parë e gjuhës angleze (FCE)

Dëgjuesit e këtij niveli mund të presin të kenë mundësi të punojnë apo studiojnë në zona ku flitet gjuha angleze dhe të gjinden si turistë në vendet ku flitet gjuha angleze. Kjo diplomë është mjaft e pranuar për qëllime komerciale apo preliminare akademike, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në botë. FCE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (60 minuta), shkrim (80 minuta), gjuhë angleze në përdorim (45 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 14 minuta). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.

Diplomë për njohje të avancuar të gjuhës angleze – CAE

Në këtë nivel pritet nga dëgjuesit me vetëbindje të gjenden në të shumtën e situatave që do të dilnin në vendin në të cilin flitet gjuha angleze – sociale, profesionale apo në arsimin e lartë. CAE është e pranur thuajse nga të gjitha universitetet dhe kolexhet në Britani dhe nga një numër i madh  institucionesh të tjera arsimore në mbarë botën, duke i përfshirë edhe punëdhënësit. CAE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (75 minuta), shkrim (90 minuta), gjuhë angleze në përdorim (60 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 15 minuta). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.

Diplomë për njohje solide të gjuhës angleze – CPE

Në këtë nivel, dëgjuesit afrohen deri tek standardi për gjuhë angleze si në personin e arsimuar, i cili gjuhën angleze e ka gjuhë amë. CPE është i pranuar pothuajse nga të gjitha universitetet dhe kolexhet në Britani dhe nga një numër i madh institucionesh të tjera arsimore në mbarë botën, si dëshmi për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, adekuate për hyrje në studime në kuadër të arsimit të lartë apo të studimeve pasuniversitare. Një numër i madh i punëdhënësve e njohin CPE-në.  CAE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (90 minuta), shkrim të eseve (120 minuta), gjuhë angleze në përdorim (120 minuta), dëgjim (rreth 45 minuta) dhe intervistë (rreth 19 minuta për çdo kandidat). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.

PROVIME PËR GJUHË PROFESIONALE ANGLEZE

Diplomë për gjuhë afariste angleze (BEC)

Pako prej tre provimeve BEC preliminar (BEC PRELIMINARY), BEC mesatar (BEC VANTAGE) dhe BEC të përparuar (BEC HIGHER), të dedikuara për testim të nivelit të njohjes së gjuhës angleze në kontekst afarist. Opsion i përkryer nëse përgatiteni për karrierë në fushën e punës afariste. Në Maqedoni i ofrojmë provimet BEC mesatar dhe BEC të përparuar. BEC mesatar është provim për kandidatët të nivelit mesatar që tashmë punojnë ose përgatiten për punë në fushën e punës afariste, nga puna e përgjithshme e zyrës deri në prodhim dhe shërbime financiare. Ky nivel përgjigjet në Kembrixh nivel 3 (FCE). BEC mesatar përbëhet nga katër pjesë: lexim (1 orë ), shkrim (45 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 14 minuta për dy kandidatë). BEC e përparuar dedikohet për dëgjues që kanë ose marrin kualifikime afariste dhe/ose kualifikime zyrash. Nga dëgjuesit e këtij niveli pritet të gjinden me struktura të avancuara dhe të demonstrojnë njohje të vokabularit më të pasur. Ky provim është në nivel të përparuar, i ngjashëm me nivelin Kembrixh  4 (CAE). BEC i përparuar përbëhet nga katër pjesë: lexim (1 orë ), shkrim (1 orë e 10 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 16 minuta për dy kandidatë). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.

Shërbimet për testimin e gjuhës afariste (BULATS)

janë krijuar me qëllim që të provohet shkalla e njohjes së gjuhës së huaj e të punësuarëve, të cilët kanë nevojë të shfrytëzojnë gjuhë të huaj gjatë punës së tyre, si dhe për ndjekjen e kurseve të gjuhës ose kurseve profesionale/afariste, ku njohja e gjuhës së huaj paraqet element me rëndësi të kursit.

Informacione për kandidatët
BULATS jep vlerësim të saktë për njohjen e juaj të gjuhës angleze afariste. Individët mund t’i shfrytëzojnë rezultatet si dëshmi për ndjekjen e kurseve gjuhësore, profesionale ose afariste ose, madje, të kurseve për punësime.

Informacione për punëdhënësit
BULATS jep vlerësim të saktë për njohjen e gjuhës angleze afariste të të punësuarve të juaj. Drejtuesit mund t’i shfrytëzojnë rezultatet, që t’i vlerësojnë aftësitë gjuhësore të të punësuarve potencial, gjatë procesit të punësimit dhe të selektimit ose, madje, që të zgjedhin se cili nga të punësuarit do të ndjekin kurse gjuhësore, profesionale ose afariste.

BULATS
• është shërbim lehtë i zbatueshëm dhe mund të realizohet, ku do qoftë dhe në cilën do kohë që i konvenon kompanisë së juaj – në Këshillin britanik ose në zyrat e juaja – me një periudhë minimale kohore, në mes të paraqitjes për testim dhe datës së testimit
• rezultatet shpallen shpejtë, me qëllim që t’ju ndihmojnë të sjellni vendime të informuara, në lidhje me ate se çfarë vendi të punës do të zgjedhni ose për çfarë trajnimi do të paraqiteni
• teston dy lloje të aftësive – dëgjim dhe lexim, në afat prej 75 minutash
• është e ofruar në gjuhën angleze, frenge dhe gjermane
• realizohet në komjuter
• rezultatet bazohen në Kornizën e përbashkët gjuhësore të Këshillit të Evropës (CEFR)
• është e pranueshme nga mijëra organizata përgjatë botës
• realizohet me provimet ESOL në Universitetin “Kembrixh”, në bashkëpunim me ekspertë bartës për vlerësimin nga gjuha frenge, gjermane dhe spanjolishte: “Alijansa franceze” (gjuhë frenge), Instituti “Gete” (gjuhë germane) dhe Universiteti në Salamanka (gjuhë spanjole).   

Mund ta provoni demo-verzionin e testit në linkun që vijon: http://www.bulats.org/demo/index.htm

Diploma ndërkombëtare nga gjuha angleze në sferën e finansave (ICFE)

Universiteti në Kembrixh, njësia për certifikimin e njohjes së gjuhës angleze dhe ACCA (Association of Chartered Certified Accountants) e përgatitën provimin  ICFE (International Certificate in Financial English) për njohjen e gjuhës angleze në sferën e finansave. Ky provim është kualifikim ideal për secilin i cili planifikon ose tani më ndërton karrierë në sferën e finansave dhe kontabilitetit.

Provimi mbahet 2 herë në vit: në maj dhe në nëntor. Provimi zgjat rreth 3 orë dhe përbëhet prej 4 pjesëve: lexim (75 minuta), shkrim (75 minuta), dëgjim (40 minuta) dhe të folur (16 minuta). Kandidatët të cilët do ta kryejnë me sukses provimin, do të jenë të aftësuar ta shfrytëzojnë gjuhën në situata praktika, të marrin pjesë në mbledhje dhe diskutime nga sfera e finansave, qartë t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i kuptojnë dokumentet finansiare, duke përfshirë edhe raporte finansiare, letra dhe oferta.

Diploma është e përjetshme dhe është vendosur në nivelet B2-C1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës. Vizitoni internet faqen oficiale të ICFE që të zbrisni testet e kaluara, audio materialet dhe doracakun.

Diploma ndërkombëtare nga gjuha angleze për juristë (ILEC)

Ky është provim i Universitetit të Kembrixhit, njësia për certifikimin e njohurive nga gjuha angleze, e bërë në bashkëpunim me Transligal, firma udhëheqëse evropiane për juristë-linguistë.

Punëdhënësit dëshirojnë të jenë të sigurtë se të punësuarit e tyre e njohin gjuhën angleze në nivelin e mjaftueshëm që të mund të komunikojnë me klientë dhe profesionistë nga vendet tjera dhe të ballafaqohen me informacione të shkruara nga gjuha angleze. Nga ana tjetër, studentët e drejtësisë dhe juristët fillestarë do të dëshironin t’i tregojnë punëdhënësve se e dinë gjuhën angleze dhe janë të aftë të punojnë në vendrrethimin juridik ndërkombëtar. Nëse Ju jeni fillestar ose jurist i cili dëshiron të punojë në kontekstin ndërkombëtar, atëherë ky është provimi i vërtetë për Ju.

Provimi është i pranuar nga asociacionet udhëheqëse juridike.

Provimi mbahet dy herë ne vit: në maj dhe në nëntor. Provimi zgjat rreth 3 orë dhe përbëhet prej 4 pjesëve: lexim (75 minuta), shkrim (75 minuta), dëgjim (40 minuta) dhe të folur (16 minuta). Kandidatët të cilët do ta kryejnë me sukses provimin, do të jenë të aftësuar ta shfrytëzojnë gjuhën në situata praktika, të marrin pjesë në mbledhje dhe diskutime nga sfera e drejtësisë, qartë t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i kuptojnë raportet, letrat dhe ofertat.

Diploma është e përjetshme dhe është vendosur në nivelet B2-C1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës. Testet e kaluara, audio materialet dhe doracakun mund ta zbrisni nga internet faqja oficijale e ILEC.

ÇMIMET E PROVIMEVE

PROVIMET Çmimi në DMK
YLE (Young Learners English) - Starters 1,800
YLE (Young Learners English) - Movers 2,000
YLE (Young Learners English) - Flyers 2,100
КЕТ (Key English Test) 3,800
PET (Preliminary English Test) for Schools 4,000
PET (Preliminary English Test) 4,000
FCE (First Certificate in English) 7,600
CAE (Certificate in Advance English) 7,900
CPE (Certificate of Proficiency in English) 8,500
BEC (Business English Certificate) Vantage 7,400
BEC (Business English Certificate) Higher 8,300
ICFE (International Certificate in Finacial English) 8,600
ILEC (International Legal English Certificate) 11,600

DATAT E PROVIMEVE DHE PERIUDHAT E REGJISTRIMIT

SESIONI I SHKURTIT 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 10 shkurt 4 - 12 shkurt 27 janar

SESIONI I MARSIT 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 28 mars 24 mars - 1 prill 14 mars
FCE 10 mars 24 shkurt - 11 mars 16 - 23 janar
CAE 17 mars 2 - 18 mars 16 - 23 janar
CPE 10 mars 24 shkurt - 11 mars 16 - 23 janar

SESIONI I PRILLIT 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 26 prill 21 - 29 prill 9 prill

SESIONI I MAJIT 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 24 maj 19 - 27 maj 7 maj
FCE 19 maj 4 - 20 maj 26 mars - 2 prill
CAE 13 maj 4 - 13 maj 26 mars - 2 prill
CPE 12 maj 4 - 13 maj 26 mars - 2 prill
ILEC 12 maj 4 - 14 maj 26 mars - 2 prill
ICFE 12 maj 4 - 14 maj 26 mars - 2 prill

SESIONI I QERSHORIT 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 23 qershor 16 - 24 qershor 1 qershor
PET 1 qershor 25 maj - 4 qershor 2 - 12 prill
FCE 9/12 qershor 25 maj - 17 qershor 2 - 12 prill
CAE 13 qershor 25 maj - 17 qershor 2 - 12 prill
CPE 14 qershor 25 maj - 17 qershor 2 - 12 prill
BEC Mesatar 7 qershor 1 - 11 qershor 2 - 12 prill

SESIONI I KORRIKIT 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 6 korrik 30 qershor - 8 korrik 18 korrik
FCE Kompjuterizuar 16 korrik 9 - 17 korrik 27 qershorit - 1 korrik

SESIONI I SHTATOR  2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 14 shtator 8 - 16 shtator 3 shtator

SESIONI I TETOR  2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 26 tetor 20 - 28 tetor 8 tetor

SESIONI I NENTOR 2012

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 22 nandor 17 - 25 nandor 5 nandor
ILEC 17 nëntor 9 - 19 nëntor 8 -15 shtator
ICFE 17 nëntor 11 - 21 nëntor 8 -15 shtator

SESIONI I DHJETOR  20112

Datat për lexim, shkrim, gramatikë dhe dëgjim

Periudha për mbajtjen e pjesës bisedim

Periudha për paraqitje

KET Kompjuterizuar 8 dhjetor 1 - 9 dhjetor 19 nandor
PET 7 dhjetor 30 nentor - 10 dhjetor 8 - 15 shtator
FCE 8 dhjetor 16 nentor - 9 dhjetor 8 - 15 shtator
CAE 2 dhjetor 23 nentor - 2 dhjetor 8 - 15 shtator
CPE 1 dhjetor 16 nentor - 9 dhjetor 8 - 15 shtator
BEC Mesatar 1 dhjetor 9 nentor - 3 dhjetor 8 - 15 shtator

Ju lutemi ta dorëzoni paraqitjen e nënshkruar për provimin КET ose paraqitjen për të gjitha provimet tjera të Kembrixh ESOL, së bashku me kopjen e fletëpagesës, personalisht, përmes postës elektronike, përmes faksit (02/3135 036) ose e leni në sandukun i cili gjendet afër derës së hyrjes të Këshillit britanik.

Nëse ndjekni kurs përgatitor në ndonjërën nga shkollat e gjuhëve të huaja, paraqitjen mund ta bëni përmes vetë shkollës.

KUSHTET DHE AFATET PËR PARAQITJE
Për mbajtjen e secilit provim, e nevojshme është të paraqiten më së paku 4 kandidatë. E mbajmë të drejtën ta refuzojmë mbajtjen e provimit, po që se nuk është plotësuar kushti minimal.
Datat për pjesët 1,2,3 dhe 4 janë të definuara nga ana e Universitetit në Kembrixh ESOL dhe nuk mund të ndërrohen.
Paraqitjet e vonuara nuk do të pranohen, pos në rastet e veçanta, për çka edhe paguhet edhe sumë plotësuese.
Kur njëherë do të regjistroheni, nuk do të keni mundësi ta shtyni provimin për ndonjë sesion tjetër ose ta ndryshoni provimin me ndonjë tjetër.
Kandidatët e paraqitur do të fitojnë vërtetim për regjistrim (Statement of Entry) dhe informacion (Notice to Candidates), me të gjitha detajet për kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit, së paku 2 javë para datës së nënshtrimit të provimit. Nëse nuk e fitojnë vërtetimin për regjistrim, kandidatët duhet menjëherë të na kontaktojnë.
Kandidatët e paraqitur do të fitojnë vërtetim për regjistrim (Statement of Entry) dhe informacion (Notice to Candidates), me të gjitha detajet për kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit, së paku 2 javë para datës së nënshtrimit të provimit. Nëse nuk e fitojnë vërtetimin për regjistrim, kandidatët duhet menjëherë të na kontaktojnë.
Kandidatët e paraqitur do të fitojnë vërtetim për regjistrim (Statement of Entry) dhe informacion (Notice to Candidates), me të gjitha detajet për kohën dhe vendin e mbajtjes së provimit, së paku 2 javë para datës së nënshtrimit të provimit. Nëse nuk e fitojnë vërtetimin për regjistrim, kandidatët duhet menjëherë të na kontaktojnë.
Pagesa nuk mund t’i kthehet kandidatit, në rastin e mosdhënies së provimit ose nëse kandidati tërhiqet nga provimi. Po që se kandidati nuk është në mundësi t’i japë të gjitha pjesët e provimit për shkak të sëmundjes, mund të kërkojë kthimin e 80% të mjeteve. Nëse kandidati nuk është në mundësi t’i japë pjesët me shkrim për shkak të sëmundjes, mund të kërkojë kthimin e 50% të mjeteve. Edhe në të dy rastet, kandidati duhet të ofrojë vërtetim mjekësor (në anglisht ose me përkthim në anglisht), më së voni 5 ditë nga dita e provimit.
Nëse kandidati ka invaliditet të përjetshëm ose të gjatë, Kembrixh ESOL është në mundësi të ofrojë kushte gjegjëse për kandidatët e tillë, po që se qendra jonë e ofron paraqitjen e kandidatit deri te Kembrixh ESOL, së paku 6 muaj para datës së nënshtrimit të provimit, duke ia bashkangjitur vërtetimin mjekësor.
Kandidatët dë të mund t’i provojnë rezultatet e veta në internet, rreth 8 javë pas provimit. Diplomat i jepen kandidatëve të cilët do të kalojnë, përmes Këshillit britanik, rreth 6-8 javë pas shpalljes së rezultateve. Informacione për ate se kur mundeni t’i merrni diplomat e juaja, do të fitoni përmes postës elektronike. Po që se kandidatët paraqiten përmes shkollës, këtë informacion do ta fitojnë nga shkolla. Për shkak të rëndësisë së diplomave, do të kërkohet kandidatët dhe shkollat personalisht t’i marrin diplomat.
Kandidatët nuk mund t’i shohin testet e veta mbi asnjë bazë, sepse ato janë pronë e Kembrixh ESOL. Kandidatët mundet të kërkojnë të rishikojnë  rezultatin, shërbim i cili paguhet. Më shumë informacione mund të gjenden në: www.cambridgeesol.org/exams/exams-info/results-information/results-enquiries-and-appeals
Nëse kandidati e humb ose dëmton diplomën e vet, mund të kërkojë përshkrim të diplomës (Certified Statement of Results), shërbim i cili paguhet. Nuk është e mundshme të jepen duplikate, sepse këto janë diploma të përjetshme.

Këshilli britanik dhe komisionet pyetëse i marrin të gjitha hapat e kuptueshme që të sigurohet kontinuiteti i servisit. Jemi të sigurtë se megjithate do të kuptoni se nuk mund të jemi përgjegjës për situata që janë jashta kontrollit tonë. Nëse kemi shkelje të procesit të provimit, do të ndërmerren të gjitha masat procesi të kthehet në normale. Detyrë e Këshillit britanik do të jetë e kufizuar në kthimin e mjeteve për paraqitje ose të ripërcaktimit të testimit në një datë tjetër.

INFORMACIONE PËR ADMINISTRUESIT E SHKOLLAVE

Në dhjetor të vitit 2008 do të vendosen një numër i madh i përmirësimeve në provimet për Diplomë të parë të gjuhës angleze FCE dhe Diplomë për njohje të avancuar të gjuhës angleze CAE. Lexoni specifikacionet për provimet FCE dhe CAE dhe buletinin për ndryshimet. Dokumentet janë të kapshme edhe në Faqen e internetit Kembrixh

Nëse shkolla juaj dëshiron t’i paraqesë dëgjuesit për cilindo nga provimet ESOL në Kembrixh, mund ta bëni atë në afatin kohor për paraqitje përmes plotësimit të formularit regjistrues për shkolla.

Kontaktoni me ne dhe do t’ua dërgojmë të gjitha informacionet dhe formularet e nevojshme

Çka duhet të dinë studentët tuaj.

Se datat për dhënie të provimeve janë fikse dhe nuk mund të ndryshojnë
Se nuk mund të bëhet transferim nga një provim në një tjetër ose nga një sesion në tjetër.
Kushte dhe afate.
Duhet të mbërrijnë në kohë për çdo pjesë të provimit – kandidatët që do të vonohen mund të mos pranohen.
Me vete duhet t’i marrin vetëm materialet e nevojshme: dokument identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), stilolaps, laps dhe gomë, vërtetim për paraqitje – nuk është e lejuar mbajtje e fjalorëve.
Të gjitha përgjigjet duhet të barten në listen për përgjigje në afatin  e lejuar kohor – nuk lejohet kohë shtesë dhe nuk do të bëhen përjashtime.
Duhet të dinë se disa pjesë plotësohen me stilolaps, ndërsa të tjera me laps.
Duhet ta kuptojnë dhe të jenë të njoftuar me njoftimin për kandidatët, e cila parashtrohet së bashku me vërtetimin për paraqitje.
Duhet me vëmendje t’i dëgjojnë dhe të përmbahen në udhëzimet e personit që e ndjek provimin në ditën e mbajtjes së provimit.
Duhet të njoftohen me Procedurat e pandërgjegjshme të Kembrixh ESOL.

Çka duhet të dini

Pasi që do t’i mblidhni kompensimet nga studentët tuaj, paguani në llogarinë tonë 300000001838574 në Bankën komerciale
Dërgoni formularin regjistrues deri në afatin e fundit, së bashku me kopjen nga fletëpagesa.

Ua ofrojmë këtë siç vijon për mësimdhënësit tuaj:

seminare për freskim të mësimdhënësve; materiale përgatitëse për provimet në qendra e jonë e resurseve (doracakë, teste të mëparshme, kurse dhe libra).

Vizitoni faqen e internetit Resurse për ligjëratë në Kembrixh ESOL

------

Shikojeni prezentimin e pregaditur për seminarin pë arsimtarët për gjuhë angleze.

PAS PARAQITJES
Pas paraqitjes së suksesshme, do të merrni vërtetim për paraqitje nga ne ose nga shkolla gjuhësore, së paku dy javë para provimit. Në vërtetimin për paraqitje vërtetohet data, koha dhe vendi i mbajtjes së të gjitha pjesëve të testit. Nëse nuk keni marrë vërtetim, duhet menjëherë të kontaktoni me ne apo me institucionin ku jeni paraqitur për provimet.
SI TË PËRGATITENI PËR PROVIM
Mund t’i huazoni fletoret e punës për kursin me anëtarësimi në qendrën tonë të resurseve
Mund të vizitoni mësim përgatitës në cilëndo nga shkollat gjuhësorenë Maqedoni, në rast se shkolla juaj nuk është në listë, plotësojeni formularin e bashkangjitur formularin e bashkangjitur dhe dërgojeni tek ne.
Vizitoni Faqen e internetite re për kandidatë të Kembrixh ESOL.
Verifikoni në Flo-Xho për ndihmë përmes Internetit dhe materialeve falas për testim, në rast se përgatiteni për provimet e Kembrixh FCE, CAE dhe CPE.

NË DITËN E TESTIMIT

Të gjitha provimet mbahen në dy ditë: (1) Pjesa me shkrim përbëhet nga leximi, shkrimi, përdorimi i gjuhës angleze dhe dëgjimi dhe (2) bisedë. Datat për pjesën me shkrim janë vërtetuar nga Universiteti në Kembrixh dhe nuk mund të zëvendësohen. Do të merrni informacione të hollësishme për kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së këtyre pjesëve së paku dy javë para provimit. Lexoni me vëmendje informacionet dhe përcillni udhëzimet.

Në ditën e testimit, jini të saktë dhe mbani me vete dokumente (valide) identifikimi me fotografi (letërnjoftim nacional ose pasaportë) dhe vërtetim për paraqitje.

REZULTATE

Rezultatet dërgohen dy muaj pas mbajtjes së provimit. Kandidatët mund të kenë qasje në rezultate edhe përmes Internetit pas shpalljes së tyre nga Kembrixh ESOL. Kandidatët do të marrin informacione të hollësishme për mënyrën e funksionimit të procesit me informacione për qasje.

Diploma do t’u ndahen kandidatëve me notë kaluese në afat prej 1,5 muajve pas theksimit të rezultateve, në solemnitet për ndarje të diplomave, të organizuar nga Këshilli britanik. Po qe se nuk keni mundësi të jeni të pranishëm në solemnitet, diplomën do të mund ta merrni në hapësirat e Këshillit britanik. Nëse kandidati e humb diplomën, mund të bëjë kërkesë për vërtetim të vërtetuar për rezultatet, çka paguhet. Nuk mund të jepet duplikat i diplomës.

Mund të bëni krahasim mes provimeve ESOL në Kembrixh me nivelet e Kornizës së përgjithshme evropiane që i organizon Këshilli i Evropës:

Nivel i Këshillit të Evropës provime ESOL në Kembrixh IELTS
C2 njohje e mirë CPE 7.5+
C1 njohje e kënaqshme CAE 6.5;7.0
2 njohje themelore FCE 5.0; 5.5; 6.0
B1 njohje e mjaftueshme PET 3.5; 4.0; 4.5;
A2 njohje e kufizuar KET 3.0
A1 njohje e gjuhës, mjaftueshëm për dhënie të provimit 2.0; 1.0

KONTAKTE

Na paraqet kënaqësi që mund t’ju ofrojmë informacione të hollësishme për provimet tona në afatet vijuese: të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 14:00 deri në 16:00. Kontaktoni me ne nëse dëshironi të caktoni mbledhje jashtë afateve të vërtetuara kohore:

Telefoni: 02/3135 035 ext.2110
Faks: 02/3135 036
Postë elektronike exams@britishcouncil.org.mk

Mësoni anglisht / Gjuha angleze për arsimtarë

Provimet për njohjen e gjuhës angleze për vizë britanike

Rregjistrohuni falas në gazetën tonë për gjuhën angleze dhe provimet

© Facebook

Kaloni një provim Anglez

Provime në Kembrixh

IELTS

Provime të tjera

Pyetje të shtruara më shpesh

Pranimi i diplomave

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.