Nëse mendoni për studim nga shtëpia në Universitetin në Londër, mund t’ju ndihmojmë me aplikimin për studimet tuaja/ Gjithashtu do mund t’i kaloni provimet tuaja tek ne .
Çfarë mund të studioni?
Mund të zgjidhni nga numri i madh i lëndëve në nivel të studimeve universitare e pasuniversitare. Megjithatë, pjesa më e madhe e kualifikimeve të ofruara nga Universiteti në Londër i takojnë fushave të artit/shkencave humanitare dhe sociale.
Si të aplikoni?
Programi i jashtëm i Universitetit u krijua në vitin 1858, me qëllim që diplomimi në Universitetin e Londrës të jetë i disponueshëm për studentët, të cilët për çfarëdo lloj arsyeje, nuk mund të ndjekin studime konvenciale në Universitetin e Londrës.
Pse duhet të studioni përmes mësimit nga largë?
Programi i jashtëm ofron zgjidhje ekonomike për studentët që nuk mund të studiojnë jashtë vendit, për shkak të mjeteve financiare, kohës apo detyrimeve shtëpiake, Gjithashtu mund të vazhdoni të punoni dersia studioni, kështu që nuk do të humbni kohë ose të keni pasoja në karrierën tuaj.. Regjistrimi dhe ngarkesa në punë janë vërtetuar në atë mënyrë që i përgjigjet nevojave tuaja, kështu që keni një vlerë shtesë nga puna sipas ritmit që i përgjigjet stilit tuaj të jetesës. Nëse duhet që të jepni provim, këtë mund ta bëni në qendrën më të afërt për ju.
Si funksionon mësimi nga largë?
Mësimi nga largë funksionon si mësim konvencional: puna juaj vlerësohet sipas standardeve të njëjta dhe ju do të keni kontakt të drejtpërdrejtë me kolegjin dhe personelin akademik. Në varësi të lëndës tuaj, do të mësoni nëpërmjet video-konferencave, forumeve në rrjet dhe postës elektronike
Si mund të aplikoni për të studiuar?
Nëse mësimi nga largë ofron një orar fleksibil është më mirë të aplikoni në afatet e caktuara kohore gjatë vitit me qëllim që të siguroni një vend në studimet e zgjedhura. Për më shumë informacione për mënyrën dhe kohën për aplikim mund ta vizitoni Faqen e Internetit të Universitetit të Londrës.
Për më tepër informacione ose për aplikim për studime mund të kontaktoni me ne.
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.