Ekzistojnë një numër i madh i shkollave në Angli, Uells, Skoci dhe në Irlandën Veriore që pranojnë nxënës të huaj nga të gjitha grup-moshat shkollore. Mund t’ju ndihmojmë ta gjeni atë që është më mirë për ju përmes pyetjeve të shtruara më shpesh dhe lidhjeve deri te faqet dhe informacionet për sistemin arsimor në Mbretërinë e Bashkuar. Po qe nuk keni gjetur përgjigje për pyetjen tuaj, kontaktoni me ne.
Arsimi në Mbretërinë e Bashkuar është i domosdoshëm për të gjithë në moshën prej pesë deri gjashtëmbëdhjetë vjet. Shumica e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar hynë në sistemin shtetëror arsimor pas pranimit në shkollën fillore në moshën prej pesë vjetësh dhe zakonisht kalojnë në shkollë të mesme në moshën prej njëmbëdhjetë vjeç.
Nxënësit duhet të japin test përfundimtar (SAT). Këto teste paraqesin masë të pavarur për suksesin e nxënësve dhe shkollave në krahasim me standardet botërore për ato lëndë.
Provimi kryesor paraqet Vërtetim për shkollë të mesme të kryer (GCSE), të cilin nxënëst e japin në moshën prej rreth 16 vjeçare në Angli, Uells dhe në Irlandën Veriore, në Skoci me sistem të ngjashëm por të veçantë.
Ka një numër të madh faqe Interneti, ku mund të gjeni një pasqyrë të mirëfilltë të sistemit arsimor në Mbretërinë e Bashkuar. Shikoni faqet në vijim:
www.educationuk.orgShkollat në Mbretërinë e Bashkuar janë shtetërore ose private (shkolla private, të pavarura dhe publike). Arsimi në shkollat shtetërore është falas. Shkollat private paguajnë tatim per shkollim dhe zakonisht kërkojnë nga nxënësit e tyre të japin provim pranues.
Ekzistojnë një numër i madh i shkollave të pavarura në Angli, Uells dhe në Irlandën Veriore që pranojnë nxënës të huaj nga të gjitha grup-moshat shkollore. Shkollat e pavarura ofrojnë shkallë më të lartë të suksesit akademik, me atë që numri më i madh i nxënësve pas përfundimit të shkollës së mesme regjistrohen në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar. Sistemi i pavarur shkollor në Mbretërinë e Bashkuar ofron një nga përvojat më të mira arsimore në botë dhe do t’i mundësojë fëmiut tuaj ta flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Kjo do ta përgatit fëminë tuaj për karrierë të suksesshme me shumë mundësi.
Shkollat me konvikte të financuara nga shteti nuk janë asgjë më ndryshe nga shkollat lokale ditore, kurse i financojnë autoritetet lokale. Shkollat e pavarura me konvikt paguajnë tatim shkollimi dhe kompensim për internat, ndërsa ato në sektorin shtetëror paguajnë vetëm për internat.
Lloje shkollash:
Shkolla e mesme gjashtëvjeçare – Ofron arsim të përgjithshëm, rreth nëntëdhjetë për qind nga nxënësit në Britani mësojnë në këto shkolla;Çdo shkollë shtetërore në Angli mund të bëhet “shkollë e specializuar” në sferën e teknologjisë, gjuhëve, sportit apo artit. Shkollat në tërësi i plotësojnë kërkesat e planit mësimor nacional, por janë të orientuar drejt specializimit të zgjedhur.
Lëndë të domosdoshme deri në fund të arsimit të obligueshëm janë: matematika, gjuha dhe shkenca angleze. Por, ka edhe të tjera, të ashtuquajtura “lëndë kryesore”, siç janë: teknologji (disajn dhe teknologji/teknologji informatike), histori, gjeografi, muzikë, art, studime klasike (ku mësohet gjuha latine dhe ndikimi i saj mbi zhvillimin e gjuhëve të tjera), edukimi fizik edhe për nxënësit në shkollë të mesme, gjuhë të huaj dhe edukim seksual. Ndonjëherë mund të përfshihet edhe mësim-besimi.
Nëse planifikoni të arrini nivel të avancuar, mundeni lirisht të kombinoni lëndë, duke pasur parasysh se ndoshta disa lëndë do t’ju duhen për regjistrim në studime konkrete në universitet. Për shembull, për regjistrim në fakultetin e mjekësisë, do t’ju duhet kimia dhe dy nga lëndë tjera: fizika, matematika dhe biologjia.
Informacione të dobishme mund të gjeni në Planin mësimor nacional në Internet, Internet-faqe nacionale për plan mësimor nacional.
GCSE është shkurtesë për Vërtetim për arsim të mesëm të kryer (GCSE - General Certificate of Secondary Education). Ky kualifikim fitohet me zakonisht 5 deri 8 lëndë në moshë prej 16 vjeçare, me çka përfundon arsimi i obligueshëm. Pas marrjes së GCSE-së, nxënësit kanë mundësi të ndryshme për arsim deri në moshën prej 18 vjeçare.
Në këtë moshë nxënësit mësojnë për A-nivel (të përparuar) dhe AS-nivel (të përparuar në mënyrë plotësuese, si përgatitje për arsimin e lartë. Gjithashtu, ekziston mundësi për kombinim të A- dhe AS-niveleve apo për Kulifikime të përgjithshme nacionale profesionale (GNVQ) me Kualifikime profesionale nacionale (NVQ).
(GNVQ) të përgjithshme janë kualifikime profesionale që përfshijnë më shumë aspekte praktike dhe profesionale për disa përkthime. Ekzistojnë tre nivele: bazë, mesatar dhe të avancuar. Mundësi të tjera janë kualifikimet profesionale që i ofrojnë VTES (Këshilli arsimues për punë afariste dhe teknologji) dhe Shoqata dhe esnafë (stazhim modern).
Në fund, në moshën prej 17 dhe 18 vjeçare, studentët në shkollat e zgjedhura në Britani mund të japin provime bakalaureat ndërkombëtar (MB). Në Internet-faqen e Organizatës për bakalaureat ndërkombëtar, ka më shumë informacione dhe funksion për kërkesë. Bakalaureati ndërkombëtar është pranuar si ekuivalent i provimit përfundimtar të A-niveleve të GCE. Shumë vende në botë e pranojnë si kualifikim për hyrje në institucionet për arsim sipëror.
Ekziston konkurrencë e madhe mes shkollave të pavarura në Mbretërinë e Bashkuar; shumica prej tyre kërkojnë dhënie të testeve akademike për hyrje dhe pjesa më e madhe e nxënësve e japin provimin e përgjithshëm për hyrje në moshë prej njëmbëdhjetë apo trembëdhjetë vjeçare. Kjo është më e vështirë për fëmijët që kanë mësuar në sistem të ndryshëm arsimor, kështu që nxënësit e huaj zakonisht testohen për matematikë dhe gjuhë angleze.
Ekzistojnë një numër i madh i shkollave të pavarura në Angli, Uells, Skoci dhe në Irlandën Veriore që pranojnë nxënës të huaj. Një nga vendet më të mira për kërkim të shkollave në Mbretërinë e Bashkuar është Këshilli i pavarur shkollor. Këshilli britanik për akreditim (VAS) ka bazë të të dhënave të institucioneve arsimore çka mund të kërkohet, kurse Shoqata e kolexheve – Londër ofron informacione për kolexhet në Londër.
Nëse doni që financimin ta mbulojë tatimi i shkollimit për shkollë të pavarur, duhet të kontaktoni direkt me shkollën për informacione shtesë për llojin e bursave të disponueshme.
Për fat të keq, Këshilli britanik nuk ka në dispozicion fond për mbështetje të nxënësve të huaj që dëshirojnë të vizitojnë shkollë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëse dëshironi ta vazhdoni arsimin e mesëm në Mbretërinë e Bashkuar, koha më e mirë për një nxënës të huaj në vizitë të regjistrohet në shkollë britanike është në moshën prej 16 vjeçare. Kjo është periudhë kur nxënësit britanikë fillojnë me përgatitje të nivelit-A.
Pushimi kryesor veror është nga mesi i korrikut deri në fillim të shtatorit. Fëmijët kanë edhe dy javë pushim për Krishtlindje dhe për Pashkë, si dhe një javë nga mes i tetorit dhe nga mesi i shkurtit. Datat e sakta i caktojnë organet lokale për arsim dhe të njejtat mund të dallojnë nga rajoni në rajon.
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.