British Council Macedonia

Rregjistrohuni falas në gazetat tona elektronike

Arsim

Arsim i mesëm
Studime universitare
Studime pasuniversitare
Mësoni anglisht në Mbretërinë e Bashkuar

Studime pasuniversitare

Mundësi në Mbretërinë e Bashkuar në nivel të studimeve pasuniversitare

Ekzistojnë shumë shkaqe se pse duhet të zgjidhni studime pasuniversitare në Mbretërinë e Bashkuar. Për fillim, pjesa më e madhe e diplomave master dhe masterëve të biznes-administratës (MBA) në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar zgjasin një vit në krahasim me kohëzgjatjen prej dy vjetësh më shumë në vende të tjera.
Diploma master, doktorat apo MBA nga një universitet britanik do t’u japë përparësi para konkurrencës. Kjo do të jetë dëshmi para punëdhënësve se jeni të aftë për opinion të pavarur dhe vetë disiplinë, se jeni të mësuar për kryerje dhe analizë kërkimore personale dhe se mundeni të kontribuoni për kompaninë apo organizatën e tyre.

Kualifikimet pasuniversitare britanike respektohen dhe çmohen gjithandej në botë. Universitetet britanike ofrojnë shtrirje të gjerë teorike dhe programe kërkimore. Baza jonë e të dhënave për pyetje të shtruara më shpesh, do t’u ndihmojë t’i gjeni studimet më  përkatëse dhe t’i përgjigjeni pjesës më të madhe të pyetjeve që i keni. Për informacione shtesë kontaktoni me ne.

INTERESOHEM PËR STUDIME MASTER NË BRITANI, SI TË MARR MË SHUMË INFORMACIONE LIDHUR ME KËTË?

Kualifikimet pasuniversitare ofrohen në dy nivele në shumicën e sferave shkencore: të ashtëquajturat diploma master dhe doktoraturë. Studimet për doktoraturë do të thonë një shkallë më prestigjioze të rezultateve akademike

Studimet pasuniversitare më herët  kanë dalluar qartë dy kategori: programe teorike dhe kërkimore. Sot këto kategori nuk janë shumë qartë të kufizuara sepse shumë studime i përfshijnë elementet mësimore (teorike) dhe elementet kërkimore

Çertifikata dhe diploma

Këto kualifikime i fitoni pas kurseve më komplete studimi që zgjasin nga gjashtë deri dymbëdhjetë muaj dhe zakonisht janë kurse profesionale. Kurset e studimeve për çertifikatë janë më të shkurtra dhe janë në nivel më të ulët se kurset për diplomë, të cilat bazohen në përmbajtje të studimeve teorike të masterit, por pa tezë doktorati me shkrim.

diplomë për studime pasuniversitare
PU Sert: çertifikatë për studime pasuniversitare
PGCE: Postgraduate Certificate in EducationCPUA: çertifikatë pasuniversitare për arsim

Diploma master

Kurset e plota master zgjasin nga 9-12 muaj. Numri i leksioneve, seminareve, projekteve dhe studimeve shkencore varet nga tipi, studimet dhe institucioni.

Studentët, në fund të studimeve, duhet të dorëzojnë disertacion. Titujt më të zakonshëm akademikë për studimet master janë: magjistër i shkencave shoqërore dhe magjistër i shkencave matematiko-natyrore:

magjistër i shkencave shoqërore (MA),
MSc: Master of Sciencemagjistër i shkencave matematiko-natyrore (MSc),
magjistër për biznes-administratë (MBA),
magjistër i shkencave juridike, (LLM),
magjistër i arsimit (Med),
magjistër i kirurgjisë stomatologjike (MDS),
magjistër i kirurgjisë (MCh/SM),
magjistër i filozofisë (Mphil),
magjistër i shkencave kërkimore (Mres).

Diplomat MBA, LLM dhe MDS janë diploma rigoroze profesionale. Diplomat Mres janë të dedikuara si përgatitje për doktorate.

Doktorate

Studimet e doktoratit zakonisht janë me kohëzgjatje nga 2-4 vjetë. Nga numri më i madh i studentëve pritet një punë e pavarur, nën udhëheqjen e mentorit. Teza e doktoratit kërkimor zakonisht përgatitet në vitin e tretë. Dy vitet e para i dedikohen studimeve kërkimore për temën dhe planifikimit të disertacionit.

Kualifikimi më prestigjioz është doktor i filozofisë: PhD ose Dphil. Disa institucione ofrojnë programe të ndara për doktorat, me të cilat ndahet koha e studimeve mes institucioneve britanike dhe të huaja.

Zyra jonë në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu, publikon buletin me informacione të dobishme

Bëni zgjedhjen e programit tuaj për studimet pasuniversitare

Nëse dëshironi të analizoni studime të veçanta, vendi më i mirë nga ku mund të filloni kërkimin është faqja e Internetit Hobsons për studime pasuniversitare. Faqja e Internetit Mundësi është një faqe më shumë e cila përfshin studimet pasuniversitare.

VALLË TË GJITHA DIPLOMAT NË MBRETËRINË E BASHKUAR JANË DIPLOMA TË NJOHURA BRITANIKE?

Mbretëria e Bashkuar ka reputacion të merituar botëror përsa i përket sigurimit të arsimit të lartë me cilësi të lartë dhe të njohur. Në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 150 institucione të arsimit të lartë që kanë leje për dhënie të diplomave të ndryshme që iu përgjigjen në pjesën më të madhe, ambicieve arsimore. Të gjitha institucionet kanë kompetenca për dhënie të diplomave, të njohura nga trupat kompetentë të Mbretërisë së Bashkuar (Mbretëria e Bashkuar dhe Parlamenti skocez, parlamentet e Uellsit dhe Irlandës Veriore). Më shumë informacioneve mund të gjeni në faqet e Internetit të Sektorit për inovacione, universitete dhe kualifikime, në pjesën e Diplomave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

SI TË ZGJEDH STUDIME TË MASTERIT/DOKTORATIT?

Duhet të filloni me atë që doni të studioni e pastaj të kërkoni në faqen e Internetit Hobson pasuniversitareapo Mundësi se cilat universitete ofrojnë këtë mundësi. Institucioni më i mirë është ai që përputhet më mirë me qëllimet tuaja personale. Gjatë zgjedhjes, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh, siç janë: ku ndodhet universiteti, shpenzimet për jetesë në atë zonë, numri i studentëve ndërkombëtarë që studiojnë atje, metodat mësimore, përmbajtja e studimeve lidhur me qëllimet e juaja, kapacitetet e institucionit, mundësitë për sistemim, etj.

Në faqet e tjera të Internetit mund të informoheni si janë të klasifikuar institucionet në fushën tuaj të studimit: Agjencia për sigurim të kualitetit për arsim të lartë Agjencia për sigurim të kualitetit për arsim të lartë dhe Ushtrime praktike për vlerësim të veprimtarisë kërkimore Gjithashtu, është e nevojshme ta analizoni fakultetin mbi sferën tuaj të universitetit përkatës dhe të lexoni çfarë pune akademike kanë gjeneruar. Nga ky këndvështrim, do të mund të krijoni një ide nëse interesat e tyre përputhen me tuajat.

CILAT JANË KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E NJË STUDENTI NDËRKOMBËTAR NË STUDIME PASUNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Së pari duhet të keni diplomë universitare. Ajo mund të jetë diplomë për studime universitare e një institucioni në Mbretërinë e Bashkuar apo diplomë nga një universitet i akredituar i Maqedonisë. Gjithashtu, duhet të keni nota të mira dhe të siguroni dëshmi për njohje të gjuhës angleze, përmes testit gjuhësor ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në një vend ku gjuha angleze është gjuhë amëtare

Institucionet britanike zakonisht kërkojnë kopje të përkthyer nga diploma (disa kërkojnë përkthime të vërtetuara, disa jo), si dhe dy rekomandime. Disa, gjithashtu, kërkojnë dokumente të tjera, por kjo varet nga kriteret e universitetit dhe nga fusha e zgjedhur e studimeve.

CILAT TESTE TË GJUHËS ANGLEZE KËRKOJNË UNIVERSITETET PËR STUDIMET PASUNIVERSITARE?

Universitetet shpesh kërkojnë që kandidatët ndërkombëtarë ta kenë të dhënë provimin Sistem për testim ndërkombëtar të gjuhës angleze IELTS, apo një nga provimet ESOL në Kembrixh.

Këto janë Çertifikata për njohje të avancuar të gjuhës angleze (SAE) dhe Çertifikatë për njohje më të lartë të gjuhës angleze (CRE). Është me rëndësi të kontaktoni me universitetet ku dëshironi të studioni dhe t’i pyesni se çfarë teste kërkojnë dhe me çfarë notash, sepse kjo ndryshon nga një institucion në tjetrin.

Më shumë informacione lidhur me testet mund të gjeni në faqet e Internetit - IELTS dhe Kembrixh ESOL.

A DO TË NJIHEN KUALIFIKIMET E MAQEDONISË NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Vendimi final për njohjen e kualifikimeve varet nga punëdhënësit apo universitetet. Për vlerësim të kualifikimeve tuaja të Maqedonisë, kontaktoni me Qendrën informative nacionale për njohje akademike:

UK NARIC, ECCTIS Ltd.,

Oriel House

Oriel Road

Cheltenham

Gloucestershire GL50 1XP

United Kingdom

tel. 0044-1242-258610

faks: 0044-1242-258611

naric@ecctis.co.uk

SI TË APLIKOJ PËR STUDIME PASUNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?
Nuk ekziston sistem qëndror apo organizatë për aplikim për studimet pasuniversitare, siç është e rregulluar për studimet universitare. Për këtë duhet të kontaktoni me çdo universitet që të merrni formular për aplikim për studime pasuniversitare. Nuk ekziston formular standard për aplikim, por çdo universitet zakonisht ndan hapësirë për evidencë individuale akademike, përvojë pune, deklaratë personale, si dhe nga një deri dy rekomandime.
KUR DUHET TË APLIKOJ PËR VEND PËR STUDIME PASUNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?
The academic year in the UK begins in September/October. Universities generally begin receiving applications around November of the previous year. We suggest that you check with the universities you are interested in to find out when their deadlines are, as these may vary from institution to institution. Research courses and PhD programs may accept students at different times of the year.
ÇFARË MË NEVOJITET QË TË MË PRANOHOJNË PËR STUDIME të MBA-së?
Duhet t’i plotësoni të njëjtat kushte për hyrje që vlejnë edhe për studimet tjera pasuniversitare. Në mënyrë plotësuese, ju nevojiten dy deri pesë vjet përvojë pune në fushë relevante dhe pozicion udhëheqës. Arsimimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekipi për trajnim përgatisin buletin me informacione për llojet e studimeve të disponueshme për MBA, si dhe kushtet e përgjithshme të pranimit që mund të jenë në dobi tuajën.
SA DO TË KUSHTOJË?

Shpenzimet tuaja kategorizohen në dy pjesë: taksë shkollore dhe shpenzime jetese.

Studentët ndërkombëtarë jashtë BE-së kanë shpenzime dukshëm më të larta.

Studimet pasuniversitare teorike (p.sh. MA, MSc) Shpenzimet lëvizin nën limitin e shpenzimeve deri pak mbi kompensimet mesatare deri pak mbi kompensimet vjetore
studime që zhvillohen në klasë 7 100 stërlina 12 100 stërlina 7 900 stërlina
studime në laboratore/punëtori 7 900 stërlina 13 500 stërlina 8 400 stërlina
programe paraklinike 10 300 stërlina 14 600 stërlina 10 800 stërlina
mjekësi klinike 13 000 stërlina 23 100 stërlina 19 500 stërlina;
stomatologji klinike 15 200 stërlina 25 100 stërlina 19 500 stërlina
MBA 8,200 stërlina, 23,100stërlina, 9,500stërlina,

Kërkimet pasuniversitare Shpenzimet lëvizin nën limitin e shpenzimeve deri pak mbi kompensimet mesatare deri pak mbi kompensimet vjetore
studimet që zhvillohen në klasë 7,200 stërlina 10,800 stërlina 7,900 stërlina
studime në laboratore/punëtori 7,700 stërlina 12,700 stërlina 8,500 stërlina
studime në laboratore/punëtori 9,100 stërlina 14,200 stërlina 11,000 stërlina
mjekësi klinike 13,400 stërlina 24,100 stërlina 19,600 stërlina
stomatologji klinike 12 300 stërlina 22,500 stërlina 19,500 stërlina

Shpenzime për jetesë

Numrit më të madh të studentëve në Mbretërinë e Bashkuar u nevojiten 700 stërlina në muaj për jetesë (më shumë nëse janë në Londër). Këtu përfshihet strehimi, ushqimi, veshja dhe shpenzimet bazë për jetesë.

Nëse jeni qytetarë të BE-së, paguani shpenzime të ulta për jetësë. Me qëllim që të kulifikoheni për kompensim për shpenzimet shtëpiake, duhet të jeni banor i përhershëm i Zonës ekonomike evropiane tre vjet para fillimit të studimeve tuaja.

Faqja e Internetit UKCISA përmban më shumë informacione lidhur me udhëzime më të sakta.

KU DO TË JETOJ NËSE STUDIJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Sistemimi studentor varion nga shtëpi studentore deri në shtëpi private.  Institucionet zakonisht sigurojnë informacione lidhur me sistemimin që është i disponueshëm për studentët e tyre dhe zakonisht kanë zyra për pyetje në lidhje me sistemimin. Në numrin më të madh të rasteve, sistemimin e kontrakton zyra për sistemim e institucionit. Nëse keni pyetje plotësuese lidhur me këtë, kontaktoni direkt me universitetin.

Lexoni informacione  të dobishme lidhur me sistemimin.

SI MUNDEM TA VERIFIKOJ CILËSINË E STUDIMEVE KËRKIMORE PASUNIVERSITARE?

A EKZISTOJNË BURSA QË MUND T’I MARR?

Këshilli britanik i administron Bursat britanike Çivning, të cilat i financon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komonuelti – (FCO), të cilat janë të orientuara drejt studentëve potencialë, të cilët një ditë do të shndërrohen në udhëheqës, njerëz me ndikim që do të marrin vendime dhe do të formojnë opinionin publik në fushën e tyre kur do të kthehen në Maqedoni. Këto bursa janë të hapura për aplikakim çdo vit, në vjeshtë, kështu që verifikoni në faqen e Internetit për afatet e fundit, formularët për aplikacion dhe për informacione të mëtejshme.

Mund të gjeni orientime të përgjithshme për atë se si të kualifikoheni për bursë.

Ekzistojnë edhe bursa të tjera për studime në Mbretërinë e Bashkuar. Në faqet e tjera të Internetit mund të gjeni më shumë informacione për bursat dhe burime të tjera të financimit të studimeve:

www.britishcouncil.org/learning-funding-your-studies.htm
www.educationuk.org/scholarships
www.prospects.ac.uk

Informacione shtesë lidhur me bursat, mund të gjeni në faqen tonë të Internetit..

A DO TË NJIHET DIPLOMA IME E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË MAQEDONI?

Qendra informative për nostrifikim pranë Ministrisë së Arsimit në Maqedoni është vendi ku duhet të drejtoheni për të gjitha pyetjet lidhur me njohjen e diplomave të huaja, ndërsa për më shumë informacione kontrolloni në faqen e tyre të Internetit.

Nëse keni diplomë nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të merrni apostil (afat kohor juridik për çertifikatë për legalizim) që të vërtetoni se diploma e juaj është origjinale. Procedurën për marrjen e apostilit mund ta gjeni në Sektorin për legjislacion në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuelt.

ÇFARË NËSE NUK KAM MUNDËSI TË PAGUAJ PËR STUDIMET, POR MEGJITHATË DUA TË KUALIFIKOHEM NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Mund të zgjidhni studim nga largë, e cila është bërë e popullarizuar dhe është opsion më i disponueshëm për shumë studentë dhe shumë institucione arsimore në Mbretërinë e Bashkuar e ofrojnë këtë opsion së bashku me arsimin në institucion. Listën e përgjithshme të studimeve nga largë mund ta gjeni në faqen e Internetit www.educationuk.org dhe ta zgjidhni këtë opsion. Programet për mësim nga largë në Universitetin e Londrës i administron Këshilli britanik.

Më shumë informacione mund të gjeni në adresën tonë të internetit.

A MË NEVOJITET VIZË PËR MËSIM NË MBRETËRINË E BASHKUAR?
Po. Ju nevojitet vizë studentore nga Ambasada Britanike në Shkup, para arritjes suaj në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk jeni të sigurt lidhur me statusin e vizave apo ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni faqen e Internetit https://www.visainfoservices.com/
A DO TË MUND TË PUNOJ DERISA STUDIJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar si student me kohëzgjatje më të gjatë se gjashtë muaj, mund të punoni punë honorare, por nuk është e lejueshme:

të punoni më shumë se 20 orë në javë gjatë semestrit, përveç nëse puna nuk është pjesë e studimeve të juaja, nëse kjo është në përputhje me institucionin tuaj arsimor dhe me këtë merrni diplomë apo kualifikim që i jep trupi nacional i autorizuar për zbatim të provimeve në këtë fushë.
të udhëhiqni veprimtari, të jeni të vetëpunësuar apo të kryeni veprimtari si sportist profesionist apo argëtues.
ose të keni punësim të vazhdueshëm.

Nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar si student për gjashtë muaj apo më pak, duhet të kërkoni leje nga nëpunësi i emigracionit që të punoni.

Për verifikimin e statusit tuaj dhe për informacione shtesë, vizitoni faqen e Internetit https://www.visainfoservices.com/

DCSIMG
Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.