Mbretëria e Bashkuar është lider botëror në studimin e gjuhës angleze. Mbi 600.000 njerëz çdo vit shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar që të mësojnë gjuhën në mjedisin e saj natyoror. Pse të mos i bashkëngjiteni?. Në pjesën për pyetjet e bëra më shpesh do të mësoni më tepër për shkollën e gjuhëve në Mbretërinë e Bashkuar, për kushtet e mundshme dhe për informacione të tjera të nevojshme. Nëse ju duhen informacione mund të kontaktoni me ne.
Mund ta përdorni bazën e të dhënave të English in the UK (Gjuha angleze në Mbretërinë e Bashkuar) në Internet, e cila përfshin shkollat për mësimin e gjuhës angleze që janë akredituar nga Këshilli britanik. Faqja e Internetit përfshin funksionin e kërkimit, kështu që do të mund të kërkoni shkolla, për shembull, sipas llojit të kursit dhe vendndodhjes.
Këshilli britanik ka akredituar një num[r të madh shkollash për mësimin e gjuhëve në Mbretërinë e Bashkaura dhe për këtë arsye nuk mund t’ju rekomandojë vetëm një shkollë.
“Të akredituar” nënkupton se shkollat rregullisht janë lëndë e inspektimit me qëllim që të sigurohet se të njëjtat i përmbushin standardet për cilësi. Vizitoni Faqen e Internetit Education UK – do të gjeni kategori të ndryshme për kërkim që do t’ju ndihmojë të gjeni shkollën për mësimin e gjuhëve që i përshtatet nevojave tuaja.
Termi shkollë verore përfshin një numër të madh termash. Disa shkolla verore ofrojnë vetëm kurse për gjuhën angleze disa ofrojnë kurse për gjuhën angleze në kombinim me aktivitete të tjera, ndërsa të tjera janë të përqëndruara vetëm në literaturën angleze.
Kampet verore përdoren për të rinjtë që jetojnë së bashku në kamp ose në konvikte për të rinj dhe marrin pjesë në programe sportive dhe në aktivitete të tjera rekreative. Në Interent-faqet e mëposhtem mund të gjeni një numër të madh informacionesh për mundësitë e ndryshme për ju ose për fëmijën tuaj:
Shkolla të gjuhëve të huja të akredituarta nga Këshilli britanikPo. Duhet të merrni vizë për në Mbretërinë e Bashkuara në Ambasadën Birtanike në Shkup para arritjes tuaj në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk jeni të sigurt për statusin tuaj apo nevojiten më tepër informacione vizitoni faqen https://www.visainfoservices.com/.
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.