"Human diversity makes tolerance more than a virtue; it makes it a requirement for survival".
Rene Dubos
LIVING TOGETHERLiving Together (Jetojmë së bashku) është një iniciativë madhore e British Council që synon të sjellë më afër përfaqësues të grupeve të ndryshme nga 27 vende të Europës në një debat global mbi dialogun ndërkulturor.
Dialogu ndërkulturor përfshin një numër të madh temash, që nga konflitet me bazë etnike tek migrimi ekonomik, çështje të tolerancës fetare dhe shanset e barabarta. Dialogu ndërkulturor përbën sot një nga prioritetet më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore në mbarë botën.
Synimi i projektit LivingTogether është të kontribuojë pozitivisht në dialogun dhe mirëkuptimin ndërkulturor mes vendeve të Europës Juglindore, rajonit të Europës Veriore si dhe Mbreterisë së Bashkuar, nëpërmjet krijimit dhe lehtësimit të lidhjeve dhe forumeve të nevojshme publike, ku mund të diskutohen mundësitë, kërcënimet dhe implikimet që sjell kompleksiteti në rritje i shoqërive moderne.
Projekti Living Together fokuson dy tema veçanërisht të rëndësishme përsa i përket ndikimit në dialogun ndërkulturor: Pjesëmarrja e minoriteteve në jetën publike dhe Komunitetet emigrante dhe ndikimi i tyre në shoqëri. Secili nga vendet pjesëmarësë në projekt do të organizojë një numër aktivitetesh në përputhje me një nga këto tema. Projekti do të perfshijë gjithashtu edhe një seri iniciativash shumëpalëshe si ekspozita fotografike, shfaqje filmi, programe për rininë dhe workshop-e.
Projekti Living Together zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Këshillit të Europës, i cili mbështet fuqimisht projektin në kuadër të Vitit Europian të Dialogut Ndërkulturor, 2008.
Perveç iniciativave shumëpalëshe dhe rajonale, si ekspozita e konkurse parashikohet mbajtja e dy takimeve shumë të rëndësishme, një samit ndërkombëtar dhe një kongres rajonal.
Një përshkrim më i detajuar i projektit jepet në faqen e internetit www.britishcouncil.org/livingtogether
Ju mund të informoheni se cilat vende janë angazhuar në secilën nga temat e projektit Living Together duke klikuar në What’s going on in my country?
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.