British Council Albania    

BC Albania    

Shikoni Harten Interaktive    
albania-art-events-calendar-7.htm    

Sipërmarrësit e Rinj Kreativ-2008   
Sipërmarrësit e Rinj Kreativ   
Konferenca e Sipërmarrësve Kreativ   

SIFE SHQIPËRI   

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë   

Sipërmarrja Kreative - Adresa të përgjithshme   

EKONOMIA KREATIVE   

NESTA       

SIPëRMARRëSIT E RINJ KREATIV 2008    

Konkursi Sipërmarrësit e Rinj Kreativ evidentoi arritjet e një grupi prej 6 sipërmarrësish të rinj kreativë duke evidentuar rolin e tyre në industrinë kreative dhe ballafaqimin e kreativitetit të tyre përmes projekt idesë së S.R.A. “SRA është një ide sipërmarrjeje virtuale dhe që do të thotë Agjencia Përfaqësuese Shqiptare e Shitjeve.

Konkursi Sipërmarrësit e Rinj Kreativ mbështeti arritjet e një grupi prej 6 sipërmarrësish të rinj kreativë duke evidentuar rolin e tyre në industrinë kreative dhe ndarjen e kreativitetit të tyre përmes project idesë së S.R.A. “SRA është një ide sipërmarrjeje virtuale dhe që do të thotë Agjencia Përfaqësuese Shqiptare e Shitjeve.

Sipërmarrësit e Rinj Kreativ është një program i ri i Këshillit Britanik në kuadrin e programit të reformës ekonomike për sipërmarjen për një Europë të begatë.

Shqipëria është një vend i pasur me kreativitet, njerëz të talentuar me ide madhështore të cilat krijojnë ura bashkëpunimi me konsumatorët kreativ.

Konkursi i Sipërmarrësve të Rinj Kreativ u zhvillua me datën 26 Janar 2008 si frut i një programi trajnues pesë ditor intensiv “Një rrugë e suksesshme për Sipërmarrësit e Rinj Kreativ”, në mjediset e Këshillit Britanik më datat 21-25 Janar 2008.

Ky program u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe SIFE  me qëllimin e krijimit të mundësive të zhvillimit professional për rreth 30 të rinj duke u ardhur në ndihmë atyre me tema si : Ekomomia e tregut, Sipërmarrja, planifikimi dhe stratgjitë e marketingut, të drejtat e autorit dhe ligjet e biznesit, sjellja e konsumatorit, etika në biznes dhe biznesi online, lidershipi, menaxhimi dhe vetpromovimi, etj.

Gjatë këtyre pesë ditëve të trajnimit pjesëmarrësit punuan në 5 grupe pune me nga gjatë anëtarë dhe zhvilluan një plan biznesi rreth një projekt ideje brenda sektorit të industrive kreative.

Më shumë se rreth 100 të rinj të grupmoshës 25-35 vjeç të cilët përfaqësonin backgrounde dhe prejardhje të ndryshme nga qytete të Shqipërisë aplikuan për të marrë pjesë në këtë program trajnimi duke shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në të.

Nga përzgjedhja që ishte transparente u përzgjodhën rreth 30-të kandidatë, duke pasur parasysh ambiciet e tyre, angazhimin për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe potencialin e tyre si liderë.

Një grup ekspertësh dhe profesorësh mbuluan të pesë fushat e aktivitetit që korrespondonin me zhvillimin professional të pjesëmarrësve. Z. Audu Maikori fituesi i Çmimit Ndërkombëtar për Sipërmarrësit e Rinj Kreativ në Fushën e Muzikës 2007 që zhvillohet nga Këshilli Britanik, UK ishte një ndër të ftuarit e nderit të këtij aktiviteti.

Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur punuan ngushtësisht me njëri tjetrin duke ndarë dijet dhe përvojën e tyre dhe zhvilluan 5 plane biznesi kryesore:  Eagle Eye; Albanian Business Angles; Creative Netëork of Tourism in Albania; KIDAIO Art Hall dhe S.R.A.

Më datën 26 Janar 2008 u zhvillua një prezantim tip konkursi. Një panel ekspertësh përzgjodhën tre biznes planet më të mira. Grupi fitues me biznes planin më të mirë ishte S.R.A-ja. Fituesit morrën një çmim financiar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për ti shfrytëzuar në ngritjen e këtij biznesi. Të tre grupet fituese morrën  çmime nga dy nga kompanitë më të mëdha të biznesit në Shipëri Vodafone dhe PEPSI.

Ishin prezent dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë të cilët theksuan angazhimin e mëtejshëm të këtij dikasteri për ta zhvilluar më tej këtë projekt të suksesshëm.

Tashmë Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Këshillin Britanik për zhvillimin e sektorit të Industrive Kreative.

Ky projekt pati një mbulim të gjerë sin e median e shkruar dhe atë elektronike.

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Menaxheren e Projektit, Znj. Evis Carcani.

DCSIMG

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.