British Council Albania    

Culture Lobby    

Creative Collaboration    

British Council Project "Culture Lobby"

The Culture Lobby website   

The Culture Lobby    

An archive of cultural memory    

Culture Lobby është një inciativë rajonale artistike, që ka për qëllim krijimin e një "arkivi aktiv” të kujtesës kulturore në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt online dokumenton atë të cilët qytetarët mendojnë se do të ndryshojë ose do të zhduket kur territoret e tyre do ti bashkohen Bashkimit Europian.

Në nivel rajonal, përmes një bashkëpunimi ndërkufitar, organizatat artistike nëpër të gjithë Ballkanin Perëndimor, po bashkëpunojnë në një shkëmbim të artistëve lokalë, detyra e të cilëve është të mbledhë pikëpamjet subjektive të qytetarëve në qytete, fshatra, të një vendi pjesëmarrës që nuk është i tyre.

Përgjigjet e mbledhura, të fotografuara dhe të paraqitura do të shërbejnë si një barometër i shqetësimeve, frikërave, dhe aspiratave të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor duke iu mundësuar atyre pjesëmarrjen në krijimin e një historie kulturore alternative si një vepër arti në vetvete.

Rezultatet e rregjistruara do të prodhohen dhe paraqiten publikisht  si një arkiv online, një libër, si një galeri lëvizëse unike që do të  ekspozohet në hapësirat publike të kryeqyteteve të vendeve pjesëmarrëse dhe si një hartë  e shkarkueshme GPS, me të cilët njerëzit do të inkurajohen të lundrojnë fizikisht artin (dhe për pasojë dhe rajonin).

Culture Lobby kordinohet nga Kiosk,në Shqipëri organizohet nga British Council dhe implemtohet nga partneri lokal Qendra Kulturore Lindart & Anima

Për më shumë informacion dhe per të qënë pjesmarrës ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit The Culture Lobby

Aktivitet që vijojnë:

Ora 12..00, 14 qershor 2010

Ekspozitë e fotografive dokumetare

Kohëzgjatja: 14 - 30 Qershor 2010, , EU Information Centre, RR. Ismail Qemali

Debat në temë: Cfare mednoni se do te ndryshoje ne jeten e perditshme te vendit tuaj kur i bashkohet Komunitetit Europian?

Date: 15 Qershor, Ne Unviversiteti Europian i Tiranes

Debat Kulturor:  16 Qershor 2010 , EU Information Centre, RR. Ismail Qemali

Vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Britania e Madhe.

Shtetet pjesëmarrëse: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Mbretëria e Bashkuar.

Partneri udhëheqës i projektit: KIOSK, OJQ - Serbi

Partnerët lokalë:

Galerija Miroslav Kraljeviç, G-MK - Kroaci

Qendra për Artin Publik Bashkëkohor  ELEMENTI - Maqedoni

Laboratori për Artet Pamore,  LAB - Kosovë

Qendra për Artin Bashkëkohor Sarajevë, ( SCCA), Bosnja dhe Herzegovina

ProStory, OJQ - Mali i Zi

Index Arts – UK

Qendra Kulturore Lindart & Anima Shqipëri

DCSIMG

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.