British Council Albania

Page Content

STUDIME UNIVERSITARE

Mundësi arsimimi në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është lider në fushën e informacionit shkencor dhe krijues, ku mund të studioni përkrah intelektualëve duke ju ofruar një atmosferë të shkëlqyer studimi. Në Mbretërinë e Bashkuar mënyra e studimit është e personalizuar, me një nivel të lartë mbështetje, duke ju larguar ndjenjën e vetmisë.

Mundësitë e studimit janë të panumërta. Ju mund të zgjidhni mes mijëra kurseve në Angli, Uells, Skoci ose Irlandë e Veriut. Është e thjeshtë të aplikosh nëpërmjet UCAS(Direktoria e Universiteteve, Kolegjeve dhe Shkollave dhe Udhëzuesi i Edukimit në Mbretërinë e Bashkuar), i cili ju lejon të aplikoni deri në 6 institucione ose kurse.

ÇFARË LLOJ KURSESH OFROHEN?

Kualifikimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar quhen Bachelors degrees ose First degrees, të cilat tashmë kërkohen për të aplikuar në një gamë të gjerë profesionesh në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera. Informohu në prospektusat individuale nëpërmjet www.educationuk.org ose duke parë në Raportet e Rivlerësimit të Subjekteve. Këto raporte Përfundimet e Raportit jane te bera dhe te permbledhura nga “Agjencia e Sigurimit te Kualitetit”, për edukimin e lartë. Ky raport i referohet cilësisë së mësimdhënies të subjektit në bazë të listës së institucioneve, gjithashtu dhe përvojës mësimore të studentëve, përfshi këtu arritjet dhe zhvillimin e tyre, si dhe mbështetjen dhe mbikqyrjen e disponueshme për ta.

KRITERET E PRANIMIT?

Kriteret e pranimit variojnë në bazë të degëve dhe konkurencës për një kurs të caktuar. Ju duhet të merrni detajet dhe kërkesat e plota duke iu drejtuar institucionit ose Fakultetit përkatës. Cdo institucion kërkon që ju plotësoni kriteret e përgjithshme për kursin përkatës. Përgjithësisht, kriteret bazë janë:

5 subjekte të kaluara ( dy të GCE A-levels dhe tre GCSE të vlerësuara me C minimum)    
4 subjekte të kaluara (tre GCE A-levels dhe një GCSE të vlerësuara me C minimum)   
kualifikim ekuivalent me Kualifikimin e Mbreteria e Bashkuar (si  Scottish Standards dhe nivelet e kualifikimeve profesionale A-levels )    
kualifikimet e njësuara ndërkombëtare (për tu informuar mbi këto njehsime drejtohuni zyrës së Këshillit Britanik ose Qendrës Ndërkombëtare Informuese të Njehsimit në Mbretërinë e Bashkuar (NARIC).   

Ju duhet te flisni dhe shkruani shumë mirë. Mund t’ju kërkohet të paraqisni një dokument formal për nivelin tuaj të anglishtes. Sugjerohet që në fazat e para të aplikimit ju ti nënshtroheni një testimi të gjuhës Angleze.

Shumica e Universiteteve dhe kolegjeve do të pranojnë një nga kualifikimet e mëposhtme të gjuhës angleze:

IELTS – niveli 6 e sipër    
Cambridge Proficiency of English  ose Cambridge Advanced English niveli C   
TOEFL – me pikë nga 550  e sipër   

Studioni nË MbretËrinË e Bashkuar

Si të aplikoni   

Education UK   

UCAS   

UKCOSA   

FAQS-Undergradute studies   

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.   

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.