Ka një numër të madhe shkollash të pavarura në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut, që pranojnë nxënës të huaj nga të gjitha moshat shkollore. Ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni më të mirën përmes adresave te intrnetit, informacioni yne mbi sistemin arsimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe këshillave për aplikimet.
Shkollat e pavarura ofrojnë një shkallë të lartë suksesi akademik, duke përfshirë vazhdimin e universitetit pas përfundimit të shkollës. Sistemi i pavarur shkollor britanik ofron një nga eksperiencat më të mira në botë dhe bën të mundur që fëmija juaj të bëhet një folës i shkëlqyer i gjuhës angleze. Kjo do të bëjë që fëmija të jetë I përgatitur për një karrierë të suksesshme me shumë mundësi.
Të gjitha shkollat e pavarura duhet të regjistrohen tek organet shtetërore të cilat imponojnë shumë standarte bazë. Ato inspektohen nga Inspektoriati Mbretëror dhe akreditohen nga Këshilli i Pavarur Shkollor. Të gjitha këto bëjnë të mundur që cilësia e e arsimit të jetë e lartë dhe e garantuar nga shumë kërkesa dhe standarte ligjore.
Shumica e kurseve i përmbahen standarteve të provimeve publike, gjë që siguron se kualifikimet janë të njohura dhe konsistente. Këto janë zakonisht “Certifikata e Pergjithshme e Edukimit te Mesem” “General Certificate of Secondary Education”(GCSEs) për nxënës të moshave 16 vjeç dhe niveli “A” për nxënës 18 vjeç. Në Skoci nxënësit japin provime ekuivalente, njohur si “Certifikata Skoceze e Notave te Edukimit Standart” “Scottish Certificate of Education Standard Grades” dhe e “Scottish Highers/Advanced Highers”. Disa shkolla të pavarura skoceze e ofrojnë GCSE dhe nivelin A si një alternativë. Është gjithashtu e mundur pët të studiuar për “ Diplomen Nderkombetare” - “International Baccalaureate” në shumë shkolla të pavarura.
Kolegjet tutoriale apo të formës së gjashtë janë zakonisht për nxënësit 16 vjeç e lart. Ato ofrojnë një spektër të gjerë kursesh në klasa të vogla, duke përfshirë kurse me bazë karrierën dhe kurse aksesi. Ato gjithashtu ofrojnë kurse 1 vjeçare për të arritur nivelin A (zakonisht këto kurse shkojnë 2 vjet).
Ekziston një konkurrencë e madhe për shkollat e pavarura në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica prej tyre kërkojnë provimin e pranimit dhe shumë nxënës hyjnë në provim në moshën 11 apo 13 vjeçare. Kjo është e vështirë për fëmijët që kanë kaluar përmes një sistemi të ndryshëm arsimor, kështu që studentët e huaj zakonisht testohen në matematikë dhe gjuhën angleze.
Viti akademik zakonisht fillon në shtator, kështu që ju duhet të aplikoni një vit para datës së fillimit. Ju gjithashtu duhet të kontaktoni shkollën apo kolegjin tuaj tutorial për të pyetur për detajet e aplikimit dhe formën e regjistrimit.
Shkollat e pavarura janë të shtrenjta, pagesa vjetore varion nga 3000 £ në 16 000 £. Këto kosto varen edhe nga konvikti që do zgjedhë fëmija juaj (konvikt të plotë, gjysëm konvikti, ose nëse do të jetojë në një familje angleze).
Një nga vendet më të mira për të kërkuar për shkolla të pavarura në Mbretërinë e Bashkuar është Shërbimi Informativ i Këshillit të Shkollave të Pavaruara (ISCis) www.iscis.uk.net, i cili ka një databazë të plotë dhe thjeshtësisht të kontrollueshme të të gjithë shkollave anëtare. Këshilli i Akreditimit Britanik (BAC) www.the-bac.org zotëron një database të kolegjeve tutoriale ndërsa Shoqata e Kolegjeve – Londër ofron informacione mbi kolegjet londineze. Ju gjithashtu mund të vizitoni faqet që vijojnë për më shumë informacion mbi Shkollat e Pavaruara të Ishujve Britanik dhe faqet e internetit të Hobsons UK për shkollat me konvikt.
Open the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.