British Council Albania

Page Content

Studime Pasuniversitare

Opportunities in UK education

Mbretëria e Bashkuar ofron kurse mësimi dhe kërkimi pasuniversitare të cilat janë të mirënjohura në mbarë botën. Cilido qoftë subjekti i zgjedhur, ju do te jeni në gjendje të vazhdoni kualifikimet akademike në një mjedis që tërheq disa nga mendjet më të ndritura të studiojnë në disa nga institucionet më të mira në botë.

Baza kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar është e pakrahasueshme. Kjo është dhe një ndër arsyet që ju duhet të merrni parasysh kur parashikoni të kryeni një kërkim pasuniversitar në Mbretërinë e Bashkuar. Niveli më prestigjoz në kërkim është Doktoratura(PhD) i cili përbën dhe kualifikimin më të lartë për të cilin një student mund të aplikojë. Ju gjithashtu mund të studioni për Master në Filozofi (MPhil), Art (MA) ose Shkencë (MSc).

ÇFARË LLOJ KURSESH OFROHEN?

Përgjithësisht njihen katër kualifikime pasuniversitare:

Master (si Master në Art, Shkencë, Ligje, dhe specializime të ndryshme)
Master në Administrim Biznesi (MBA),  
Çertifikata ose diploma Pasuniversitare  
Doktoraturë (PhD).  

KRITERET E PRANIMIT?

Kërkesat e pranimit janë zakonisht të barasvlefshme me diplomën britanike të vitit të parë në lëndën përkatëse dhe një rezultat provimi (IELTS grada 6, TOEFL 550 pikë ose ekuivalent). Për kërkesa specifike ju do t’ju duhet të kontaktoni universitetin e zgjedhur prej jush.

Studentët e ardhshëm duhet të kërkojnë mbi programet e disponueshme në :

Education UK  për informacion mbi kurset dhe institucionet
Në Direktorinë pasuniversitare: www.postgrad.hobsons.com
Në Direktorinë pasuniversitare www.prospects.ac.uk.

Është e nevojshme që të merrni një prospektus informues si dhe një formë aplikimi (Nuk ekziston një formë standarte apklikimi prandaj ju nevojitet të aplikoni direkt në Universitet). Ju duhet të filloni procedurën e aplikimit të paktën 12 muaj përpara datës së fillimit të kursit (zakonisht në Tetor). Nëse po aplikoni për bursa, ju duhet gjithashtu të aplikoni një vit para fillimit të kursit.

Studioni nË MbretËrinË e Bashkuar

FAQS-Postgraduate studies

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.

© British Council

Text Only Options

Top of page


Text Only Options

Open the original version of this page.

Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.