Në përgjigje të nevojave për trajnim të mësueseve të gjuhës angleze, Këshilli Britanik në Shqipëri përmes Bell Educational Trust Ltd zhvilloi një trajnim për 15 anëtarë të Skuadrës Kombëtar të Trajnerëve. Pjesëmarrësit, të gjithë anëtarë të ELTA-s u trajnuan në një program të çertifikuar i cili përmirësoi aftësitë e tyre trajnuese, përmes trajnimit ballë për ballë dhe mësimit në distancë(me videokonferencë dhe diskutime në forume online).
Qëllimi i këtij kursi ishte:
Pajisja e një grupi mësuesish të gjuhës Angleze me njohuri, ndërgjegjësim dhe aftësitë për të vepruar në mënyrë formale dhe informale si trajnues mësuesish, drejtues, mbikëqyrës, këshillues ose koordinatorë të zhvillimit të mësuesve brenda Shqipërisë në programe trajnimi para-shërbimi ose në-shërbim ose dhe në programe të ndryshme për zhvillimin e mësuesve.Kursi u erdhi në ndihmë pjesëmarrësve me:
Rritjen e ndërgjegjësimit mbi aftësitë e tyre personale që lidhen me prezantimin e seminareve, vëzhgimin e mësimit, feedback-u për mësimin dhe komunikimin me mesuesit.Seminaret e kursit në vetvete u zhvilluan duke përdorur një sërë metodash, aktivitetesh dhe teknikash që ofruan hapësira për reflektim dhe mësim dhe që u transferuan direkt në praktikat persona të pjesëmarrësve.
Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Menaxheren e Projektit
National Team of TrainersOpen the original version of this page.
Usablenet Assistive is a UsableNet product. Usablenet Assistive Main Page.